Rruga 260 mln euro e Ballukut/ Situata ende problematike në aksin Qafë Plloçë-Qukës, rrëshqitje dheu në Urën e Golikut

Aktualitet

Rruga 260 mln euro e Ballukut/ Situata ende problematike në aksin Qafë

Situata në aksin Qafë Plloçë – Qukës, vijon të mbetet problematike. Në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka rrëshqitje masivi dherash/inertesh, ndërsa në shtratin e rrugës po vijon pastrimi.

Dhe në dalje të fshatit Udenisht drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale.

Raportohet se si pasojë e përmbytjeve, janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas  si pasojë e rrëshqitje së dherave, po ashtu edhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gërryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te  Verdovës.

Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet./Ballkan web

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion