EMRAT/ Lëvizje dhe emërime të reja në Policinë e Shtetit! I refuzohet dorëheqja Drejtorit të Elbasanit

Aktualitet

EMRAT/ Lëvizje dhe emërime të reja në Policinë e

Policia e Shtetit vijon me ndryshime dhe emërime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë.

Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Ndërkohë, Drejtues Islor Islami është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Po ashtu, Drejtues Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Sa i përket Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur të revokojë dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, pas rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan. Për rrjedhojë, Drejtues Fatmir Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion