Rrëmbyen dhe masakruan Renis Dobrën, GJKKO lë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj

Aktualitet

Rrëmbyen dhe masakruan Renis Dobrën, GJKKO lë në burg

GJKKO ka lënë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut, Renis Dobra, trupin e të cilit e hodhën në liqenin e Shkopetit.

Të akuzuarit e tjerë Petrit hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, nuk u paraqitën para gjykatës dhe verifikimi  i masës së tyre është lënë në një tjetër ditë.

Avokatët e dy vëllezërve, u shprehën se kanë kalua afatet e mbajtjes në burg, pasi nga shpallja e moskopetencës së gjykatës së Dibrës dhe kalimit të çështjes në SPAK, dosja u dërgua me vonesë para gjyqtarëve të masave.

Sakaq, kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh, e ndërsa nga ana tjetër dy vëllezërit kanë mohuar akuzat.

Burime konfirmojnë se avokatët e të dyshuarve, i janë drejtuar Gjykatës me pyetjen se cilat janë arsyet e ngritje së akuzës ndaj tyre për grup kriminal, dhe se sipas hetimeve të tyre, cila ka qenë arsyeja që ata rrëmbyen viktimën.

 

ME TE LEXUARAT