“Kostoja 306 milionë lekë”, Celibashi për zgjedhjet e pjesshme: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

Politikë

“Kostoja 306 milionë lekë”, Celibashi për zgjedhjet e

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor.


Ai ka sqaruar se duke pasur parasysh përllogaritjet e deritanishme, kostot e zgjedhjeve do të jenë rreth 306 mln lekë.

Celibashi ka sqaruar se gjithsej do të ngrihen 22 KZAZ, dhe saktësisht 1428 Qendra Votimi.

Kreu i KQZ shtoi se duke pasur parasysh kohën e paktë në dispozicion po punohet 24/7, ndërsa shtoi se votimi dhe numërimi elektronik mund të realizohen në njësinë 10 në kryeqytet, por se diçka e tillë nuk është vendosur ende.

ME TE LEXUARAT