Batutat e Ramës për Trumpin, Berisha: Tallje me Presidentin e SHBA, shërbimi më i keq që i bëhet Shqipërisë

Politikë

Batutat e Ramës për Trumpin, Berisha: Tallje me Presidentin e SHBA,

Batutat e kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë në Danimarkë për ngatërrimin e shpeshtë që Presidenti Trump i bënte Armenisë me Shqipërinë, u bënë virale dhe zunë hapësirë në të gjitha mediat botërore.

Në një reagim të mbrëmjes së djeshme kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi si shtrembërim mënyrën se si është pasqyruar.

“Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh atë në helm politik është thjesht e padrejtë”-shkruante dje Rama.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ndërsa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Ramën lidhur me deklaratën e tij për presidentin Trump.

Ai e ka cilësuar Ramës si “kloun ndërkombëtar”, teksa u shpreh se kreu i qeverisë u tall me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Berisha theksoi se ky është shërbimi më i keq që Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.

“Dje shqiptarët, europianët dhe qytetarët e mbarë botës panë se kreu i organizatës kriminale të Tiranës është njëherashi edhe klouni ndërkombëtar.

Edi Rama shfrytëzoi samitin e Bashkimit Politik të Europës për të përqeshur, për t’u tallur me presidentin e SHBA.

Konkretisht, me një proces të suksesshëm paqeje siç ishte paqja e Kaukazit.

Edi Rama, kllounadën e tij, që e filloi në sallën e samitit, e vazhdoi më vonë me mediat, duke bërë të njëjtat deklarata.

Në një akt të verbër, kukulla e Xhorxh Sorosit, mendoi se ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëjë këtij të fundit.

Por ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’u bëjë shqiptarëve.

Ky është shërbimi më i keq që Edi Rama mund t’i bëjë Europës.

Në darkë u përpoq të marrë kthesën duke dëshmuar edhe njëherë se sa hipokrit dhe i pakarakter është.

ME TE LEXUARAT