Vrau me thikë 40-vjeçarin/ Publikohen pamje të autorit pas krimit, i qetë duke folur në celular, fsheh dorën me gjak dhe…

Aktualitet

Vrau me thikë 40-vjeçarin/ Publikohen pamje të autorit pas

Pamjet tregojnë momentin e autorit të dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, i cili largohet nga vendi i krimit.


Arlind Demushi shihet teksa flet në telefon me dikë ndërsa duke ecur rregullon dhe rrobat e tij dhe fsheh dorën që siç duket e ka me gjak, duke e futur në xhep.

Vrau me thikë 40-vjeçarin/ Publikohen pamje të autorit pas

Më pas qetësisht largohet në errësirë mes lagjes, për t’u arrestuar më vonë në Durrës.

Vrau me thikë 40-vjeçarin/ Publikohen pamje të autorit pas

Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Babrru, ku thuhet se viktima dhe autori i dyshuar kishin qenë duke pirë. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

ME TE LEXUARAT