Prova të reja për rrëmbimin e Jan Prengës, SPAK nxjerr përgjimet Sky Ecc mes Dritan Rexhepit e Altin Hajrit

Aktualitet

Prova të reja për rrëmbimin e Jan Prengës, SPAK nxjerr

Prokuroria ka dorëzuar prova të reja, mes të cilave komunikimet në aplikacionin SKY ECC, mes të pandehurve kryesorë të akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Bisedat jane zhvilluar vec tjerash edhe mes Dritan Rexhepit e Altin Hajrit, sipas pretendimit te prokurorise.

Në Apelin e GJKKO është mbajtur seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, Festim Bexhdillit, i cili po ashtu është i akuzuar lidhur me ngjarjen.

Ai punonte kopshtar në resortin ku u fsheh trupi i Jan Prengës. Ndërkohë, gjykata ka shtyrë seancën për në datë 13 maj duke i lënë kohë avokatëve të njihen me provat.

Porkuroria bën me dije se janë zbuluar biseda mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentian Funiqit ku flitet për mënyrën e organizimit dhe më pas zhdukjen e trupit të Prengës. Në këto komunikime rezulton i përshirë edhe Festim Bexhdilli. 

Lidhur me ngjarjen, të pandehurit janë: Dritan Rexhepi, Aldo Majnishta, Gentian Funiqi, Korado Gështenja, Martin Bleta, Artan Doçaj, Geraldo Martini.

Në masa të jashtëzakonshme sigurie, Rexhepi u ekstradua nga Turqia më 8 janar 2025 në vendin tonë për t’u përballur me akuzat për një prej ngjarjeve më të mistershme të viteve të fundit, urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion