Rrëmbim dhe shantazh në Tiranë/ I kërcënuan gruan, 68-vjeçari mbahet peng nga 5 persona për 2 milionë lekë! (DETAJE)

Aktualitet

Rrëmbim dhe shantazh në Tiranë/ I kërcënuan gruan,

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën më 29 prill, kur një 68-vjeçar u mor me forcë në një makinë dhe u mbajt peng në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë, ndërsa autorët kërcënuan bashkëshorten e tij për t’u dorëzuar 2 milionë lekë në këmbim të lirisë së tij.

Policia reagoi menjëherë pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore dhe zhvilloi operacionin e koduar “Imediat”, duke arrestuar 5 shtetas të dyshuar për përfshirje në këtë krim: S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe – të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet rezulton se tre autorët e parë kanë rrëmbyer viktimën në rrugën “George W. Bush”, e kanë çuar në një banesë të braktisur dhe më pas kanë kërcënuar bashkëshorten e tij për t’u dorëzuar paratë. Shuma prej 2 milionë lekësh iu dorëzua shtetasit B. I., ndërsa nga kontrollet u sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara si të marra me shantazh.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të zbuluar nëse autorët janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion