Zbulohet kush ishte personi që u mor peng në Tiranë

Aktualitet

Zbulohet kush ishte personi që u mor peng në Tiranë

Mediat kanë mësuar detaje të reja në lidhje me pengmarrjen e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se në pranga janë vënë 5 persona, Sulejman Sina, Klinton Sina, Idajet Mashollari, Bajram Ibraliu, Nikoleta Begolli.

Burime nga grupi hetimor thonë se personi i marrë peng është Edvar Agalliu. Nga hetimet, por edhe nga deklarimet e të arrestuarve ka rezultuar se Agalliu ka pasur një lidhje intime me Nikoleta Begovi, e cila për këtë lidhje ka vënë në dijeni bashkëjetuesin e saj, Sulejman Sina.

Më pas, ky i fundit së bashku me Klinton Sina dhe Idajet Mashollari e kanë marrë atë forcërisht në automjetin e tyre dhe e kanë dërguar në fshatin Kakunjë, Baldushk, në një banesë të braktisur duke e mbajtur të lidhur ku e kanë kërcënuar që t’iu dorëzonte 20 milionë lekë të vjetra.

Edhe pas arrestimin, në polici ata kanë mbajtur po të njëjtin version se Agalliu kishte ngacmuar bashkëjetuesen e njërit prej tyre. /A2 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion