Rrëmbim për HAKMARRJE? Pengmarrja e 27-vjeçarit në Tiranë, si ish-e dashura planifikoi gjithçka me partnerin e ri!

Aktualitet

Rrëmbim për HAKMARRJE? Pengmarrja e 27-vjeçarit në

Detaje të reja kanë dalë nga rrëmbimi dhe dhunimi i 27-vjeçarit, pak ditë më parë në Tiranë. Në lidhje me këtë rast policia ka arrestuar dy vajzat Suada Cenoaliaj dhe Monika Marku, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një person tjetër. Ai dyshohet të jetë bashkëpunëtor në rrëmbimin dhe dhunimin e 27-vjeçarit.

Dy vajzat ishin organizatoret kryesore të rrëmbimit të tij, ndërsa dyshohet se kishin qëllim një përfitim monetar nga viktima. Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se Suada Cenoaliaj dhe i dashuri i saj Lusian Kimza, kanë organizuar ngjarjen. 27-vjeçari, i cili kishte pasur më parë një lidhje romantike me Suada Cenoaliaj, punonte si menaxher në një restorant në Tiranë.

Viktima, 27 vjeç, punonte si menaxher në një restorant në Tiranë dhe ishte më parë në një lidhje me Suadën. Pas ndarjes, vajza ka komunikuar sërish me ish-partnerin dhe njëkohësisht ka përfshirë në plan të dashurin e ri, duke i kërkuar që ta “ndëshkonin” 27-vjeçarin.

Në apartamentin ku ndodhi rrëmbimi ishin të  pranishëm edhe dy djem, të cilët e kanë dhunuar bruutalisht 27-vjeçarin dhe i kanë kërkuar në këmbim të lirimit të tij, një shumë prej 5 mijë eurosh. Viktima është liruar nga autorët për pak kohë dhe më pas iu ka dorëzuar paratë. Pas kësaj, ai është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Viktima ka raportuar ngjarjen në polici, ndërsa ka shpjeguar të gjithë dinamikën si ndodhi rrëmbimi i tij

 

ME TE LEXUARAT