Risela nuk ia doli dot! Mbyll sytë infermierja 24 vjeçare nga Gramshi, kërkoi ndihmën e shqiptarëve për transplant urgjent

Aktualitet

Risela nuk ia doli dot! Mbyll sytë infermierja 24 vjeçare nga

Risela Llapushi, infermierja 24 vjeçare nga Gramshi ka ndërruar jetë. Ajo kërkoi ditë më parë ndihmën e shqiptarëve për një transplant urgjent në mëlçi, por fatkeqësisht, pavarësisht mobilizimit për të grumbulluar 100 mijë euro, ajo nuk ia ka dalë dot.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh, vend nga ajo vinte dhe ku punonte si infermiere, ka njoftuar paraditen e kësaj të shtune lajmin e trishtë se Risela ka mbyllur sytë përgjithmonë.

“Risela ishte pjesë e stafit tonë me përkushtim, përulësi dhe dashuri për profesionin e saj. Humbja e saj është një dhimbje e madhe për të gjithë ne – kolegët, pacientët dhe komunitetin ku ajo shërbeu me përkushtim dhe humanizëm.

Në emër të gjithë stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Gramsh dhe të strukturave tona në varësi, i shprehim familjes, të afërmve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta. U prehsh në paqe, Risela. Mirënjohje për çdo ditë shërbimi që i dhe këtij profesioni fisnik”, thotë mesazhi i ngushëllimit.

24 vjeçarja ishte diagnostifikuar me sëmundje të rëndë dhe familja nuk kishte mundësi të përballonte kostot e operacionit në Turqi, për transplant të mëlçisë që kushtonte 100.000 euro.

Ata kërkuan ndihmën e shqiptarëve pak ditë më parë dhe menjëherë nisën të grumbulloheshin paratë e para. 46.600 euro janë grumbulluar në platformën globale të donacioneve për Riselën, por fatkeqësisht sëmundja nuk e la të priste dhe pak.

Familja Llapushi falenderon të gjithë shqiptarët që u solidarizuan me rastin e vajzës së tyre 24 vjeçare, duke ndihmuar sadopak për të shpëtuar jetën e saj.

ME TE LEXUARAT