Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për ditën e sotme
Lajmifundit
/
13 Prill 2026, 08:09
Aktualitet

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në veri.
Reshjet e shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të bëhen prezente prej orëve të pasdites deri të mbrëmjes në malësitë zonës së veriut.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.


