Neda Balluku nuk e fsheh më: “Do bëj gjoksin vitin tjetër për këtë arsye”

Aktualitet

Neda Balluku nuk e fsheh më: “Do bëj gjoksin vitin tjetër

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Neda Balluku ka rrëfyer detaje nga eksperienca e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ruan me ish-banorët dhe planet personale për të ardhmen.

Mes të tjerash, nuk ka ngurruar të flasë për planet e saj estetike: “Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. Jo buzë e mollëza, sepse mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrën shqiptarëve. Çdo lloj ndryshimi nuk bën asnjë diferencë. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam.”

Ajo shpjegon arsyet personale pas ndërhyrjes: “Për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë dhe sigurisht e ndien këtë tek gjoksi. Vitin e ardhshëm, për 35-vjetorin tim, do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes. Por të jemi mirë deri atëherë.”

Në lidhje me pasiguritë që ndonjëherë ka për pamjen e saj, këngëtarja thekson se nuk i diskuton shpesh me partnerin:

“Kryesisht jo. Nuk jam unë rehat që të thoja këtë pjesë, sepse përgjigjja është gjithmonë: ‘je shumë mirë, ke bërë tre fëmijë’. Por nuk është arsye kjo që të thuash se kam bërë tre fëmijë, se unë mbetem Neda.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion