Pas krimit u arratis me Range Rover, ky është autori shqiptar i vrasjes së 26-vjeçarit Kevin Muharremi (EMRI)

Aktualitet

Pas krimit u arratis me Range Rover, ky është autori shqiptar i

20-vjeçari Renato Xyke është autori i vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi në Itali.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, të cilat shkruajnë se edhe autori i vrasjes është me origjinë shqiptare, banues në Santa Maria a Monte.

Arratisja e tij zgjati vetëm disa orë pas vrasjes dhe përfundoi në autostradën A1, në segmentin e Arezzo, disa qindra kilometra nga vendi ku ai kishte kryer krimin.

I riu u godit në qafë nga një plumb i qëlluar nga një ‘SUV’ që i ishte afruar paralelisht automjetit të tyre.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri në një lokal në Capanne, në Montopoli Valdarno. I dyshuari, i njohur më parë për forcat e rendit, pas ngjarjes u arratis i vetëm me një Range Rover Evoque gri të errët.

Ai më pas u ndalua nga policia rrugore në autostradën A1, në segmentin e Arezzo.

Janë duke u kryer verifikime për të sqaruar nëse ka pasur një ndjekje mes dy automjeteve. Kevin Muharremi jetonte në Fucecchio, ku punonte në një lavazh dhe servis automjetesh.

Vrasësi i dyshuar i Kevin Muharremit është tani në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Piza./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion