Riaktivizohen zjarret në Lunxheri, plagoset zjarrfikësi, 150 forca në terren

Në orët e pasdites janë riaktivizuar tre vatra zjarri në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe në fshatrat Taraneqishtë dhe Saraqenishtë.
Sipas raportimeve zjarri po përparon me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fuqishme që fryn në zonë.
Forcat zjarrfikëse po ndihmohen edhe nga banorët, të cilët me mjete rrethanore po bëjnë përpjekjet e tyre për shuarjen e zjarrit.
Po ashtu, në përpjekje për shuarjen e zjarrit në Saraqinisht, ka mbetur i plagosur një zjarrëfikës i ardhur në ndihmë nga trupa e Bashkisë Libohovë.
Mësohet se i riu ka pësuar ndrydhje të këmbës gjatë manovrave në terrenet malore.
Ai është dërguar për trajtim në spitalin “Omer Nishani”, Gjirokastër.
Po ashtu, zjarri ka përfshirë kodrat e fshtatrave dhe izolimi i tij është i vështirë.
Fatmirësisht nuk ka banesa pranë vatrave të zjarrit.
Në terren janë më shumë se 150 forca për të vënë nën kontroll vatrat aktive në këtë qark./Panorama


