Zjarret në vend, reagon Rama: 13 vatra aktive, në Fushë Arrëz rrezikohen edhe zonat e banuara

Politikë

Zjarret në vend, reagon Rama: 13 vatra aktive, në Fushë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish rreth situatës së vështirë që po përballon Shqipëria me zjarret nga veriu në jug të vendit. Në një postim në Facebook, Rama bën bilancin ndërsa thekson se në të gjithë vendin janë 13 vatra aktive.
Përkatësisht zjarret paraqiten me rrezik për zonën e banuar në Fushë-Arrëz, ku kreu i qeverisë thekson se është dërguar një helikopter për mbështetje nga ajri.

Aktualisht vatra zjarri vijon të ketë edhe në Gadishullin e Karaburunit, Shkodër, Lunxhëri, Tepelenë, Durrës, Mallakastër dhe Elbasan ku nuk paraqiten rrezik për banesat. Përveç Fushë-Arrëzit, ndërhyrja për shuarjen e flakëve nga ajri po vijon edhe në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”.

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;


Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmeri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbeshtetje nga ajri.
Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
Në bashkinë Tepelene. Pa rrezik banesash.
Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
Ne bashkine Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

ME TE LEXUARAT