Renis Dobra dyshohet se u mbyt me litar, Policia nxjerr makinën e 23 vjeçarit nga liqeni i Shkopetit

Makina e Renis Dobrës është gjetur brenda ujërave të liqenit të Shkopetit dhe është nxjerr prej atje nga Policia. 23 vjeçari që nuk ishte kthyer në shtëpi në fillim të kësaj jave, u gjet mëngjesin e djeshme i pajetë buzë liqenit dhe me shenja mavijosje në qafë.
Ekspertët kriminalistikë të mbërritur nga Tirana, do të bëjnë kqyrjen e plotë të makinës, për të siguruar prova shtesë që mund të çojnë drejt zbardhjes së vrasjes së Renis Dobrës.
"I kishim mbyllur problemet me të", Policia shoqëron 4 persona për Renis Dobrën, 23 vjeçari u mbyt me litar dhe u la buzë liqenit (Dyshimet për narkotikë)
Ekspertiza paraprake ka konstatuar në faktin se i riu ka humbur jetën për shkak të asfiksisë, duke përforcuar dyshimet se ai është mbytur dhe më pas është hedhur buzë liqenit të Shkopetit. Tre mjekë janë angazhuar në këtë proces dhe më vonë pritet të përcaktohet shkak i qartë i vdekjes.
Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Matit në lidhje me vrasjen e të riut Renis Dobra. Ata kanë deklaruar në Komisariatin e Policisë Mat se kanë pasur konflikte të mëhershme me Renis Dobrën, por i kishin mbyllur "problemet".
Personat kanë mohuar të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe pas disa orësh marrje në pyetje, janë lënë të lirë sepse grupi hetimor nuk ka pasur prova konkrete për përfshirjen e tyre në vrasjen e 23 vjeçarit.


