“Ka gjëra personale që s’do i zbuloj kurrë”/ Reagimi i ashpër i Parashqevi Simakut: Situata ka kaluar çdo kufi…

Showbiz

“Ka gjëra personale që s’do i zbuloj kurrë”/

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, ka reaguar së fundmi në profilin e saj në “Facebook” në lidhje me disa mesazhe kompromentuese dhe të pavërteta të dërguara në adresë të saj nga persona të panjohur.

Simaku sqaron se ka marrë mijëra mesazhe të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin informacione të pavërteta rreth jetës së saj. Ajo thekson se pavarësisht se jeta e saj është bërë tashmë publike, çështjet private që i përkasin vetëm asaj, do vijojnë të mbeten të tilla.

Parashqevia u drejtohet të gjithë ndjekësve për të mos besuar asnjë lajm që qarkullon online dhe se do të vijojë të qëndrojë krenare edhe përballë këtyre sfidave.

“Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më. Është e rëndësishme që ju, ndjekësit e mi të dashur, të dini të vërtetën dhe të mos ndikoheni nga fjalët e rreme që po qarkullojnë.

Kam marrë mijëra mesazhe ku më dërgohen disa mesazhe të krijuara me programe, që janë plotësisht gënjeshtra dhe nuk kanë asnjë lidhje me mua. Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë.

Historia ime është bërë publike, por ka gjëra personale që nuk do t’i zbuloj kurrë. Jam besimtare dhe besoj me gjithë zemër se Zoti do të bëjë drejtësinë e tij në kohën e duhur.

Ky është reagimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Dua vetëm që të dini se unë nuk jam ajo që këta njerëz përpiqen të paraqesin dhe do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë pavarësisht sfidave”, shkruan Simaku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion