Regjistrohen dëme të shumta materiale nga rreshjet , Maliqi zona më e prekur! Mbi 130 objekte me prezencë uji

Aktualitet

Regjistrohen dëme të shumta materiale nga rreshjet , Maliqi zona

Qarku i Korçës vijon të përballet me pasojat e reshjeve intensive, por situata po shënon përmirësim të ndjeshëm në shumicën e zonave.

Bashkia Korçë Në njësitë administrative Bulgarec, Vithkuq, Drenovë dhe Mollaj uji është tërhequr plotësisht dhe po punohet për normalizimin e plotë të situatës.

Bashkia Kolonjë Janë marrë masa paraprake për devijimin e lumit në Qinam për të mbrojtur urën. Ura e Novoselës është riparuar dhe qarkullimi është normalizuar. NJVKSH po kryen shkarkimin, pastrimin dhe klorinimin e depos së ujit; banorët janë njoftuar të mos konsumojnë ujë derisa të dalin analizat.

Bashkia Maliq – zona më e prekur

133 objekte rezultojnë ende me prezencë uji
Rrugë të dëmtuara ku po punohet: Mesmal–Velçan–Selcë, Lozhan Fshat, Desmir–Moçan dhe fshati Dolan

Rrëshqitje toke në 3 zona: • Dolan – 2 banesa në rrezik • Mesmal – 1 banesë në rrezik • Senisht – 2 banesa në rrezik Me mbështetjen e Forcave të Armatosura (Reparti 1033 Drenovë) janë riparuar dëmtimet në argjinaturën e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll. Niveli i Devollit ka rënë rreth 70 cm, duke lehtësuar ndjeshëm situatën.

Bashkia Pustec dhe Devoll Situata paraqitet e qetë dhe ujërat janë tërhequr; vijon riparimi i dëmeve.

Bashkia Pogradec Hidrovori i Tushemishtit punon normalisht, situata po shkon drejt normalizimit.

 

 

 

© BalkanWeb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion