Ra nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër

Aktualitet

Ra nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja në

Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte.

Ndërron jetë e moshuara e Azilit të Pleqve në Gjirokastër Sheqere Zeko në moshën 72-vjeçare.

Lajmin është konfirmuar përmes kanaleve të komunikimit nga Spitali Memorial i Fierit teksa e moshuara ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital.


Fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.

Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit. Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua çka detyroi specialistët që t’a përcillnin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit. Mësohet se rrugës ajo ka ndërruar jetë./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion