Dhunë në familje dhe përndjekje, policia e Tiranës arreston 3 persona

Aktualitet

Dhunë në familje dhe përndjekje, policia e Tiranës arreston

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mësohet se kanë rënë në pranga dy 35-vjeçarë që akuzohen për dhunë në familje. Gjithashtu, është arrestuar një 30-vjeçar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish- të dashurën, duke i shkaktuar panik.

“Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 30 vjeç, pasi sepse në mënyrë sistematike ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike ish të dashurën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT