Qarkullonte me armë dhe radio si ajo e policisë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Aktualitet

Qarkullonte me armë dhe radio si ajo e policisë, arrestohet

Vlorë - Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për armëbajtje pa leje. Eris Mara u kap në lagjen "Lef Sallata", teksa po lëvizte me një makinë tip 'Audi'.

Gjatë kontrolleve në automjet blutë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.

Qarkullonte me armë dhe radio si ajo e policisë, arrestohet

"Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Siguria".

Si rezultat i operacionit, në lagjen "Lef Sallata", u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi, me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit.", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion