Ndërpritet Bordi i Transparencës, Ibrahimaj: Situata në Lindjen e Mesme ka më pak paqartësi
Lajmifundit
/
19 Qershor 2026, 09:54
Aktualitet

Një nga vendimet e miratuara ditën e sotme nga Qeveria është edhe ndërprerja e funksionimit të Bordit të Transparencës.
Në fjalën e saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh se muajt e fundit ka pasur luhatje të vazhdueshme të çmimit të karburanteve.
“Një tjetër vendim që miratuam lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Për këtë arsye, do të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës. Kanë qenë muaj me luhatje të vazhdueshme të çmimeve të karburanteve”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.


