U gjet i dekompozuar në Ibë, identifikohet trupi i Eglant Koçit. Dyshohet se u vra me plumb pas koke nga shoku i tij

Aktualitet

U gjet i dekompozuar në Ibë, identifikohet trupi i Eglant

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, lidhur me zhdukjen e Englat Koçit, trupi i të cilit u gjet një ditë më parë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë të Eglant Koçit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore.

Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.

Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.

ME TE LEXUARAT