“Pusho se ta futa në shpullë!” Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

Aktualitet

“Pusho se ta futa në shpullë!” Zhyt familjen në kredi

Situata midis Anjezës dhe babait të saj, Fatmirit që përballen në “Shihemi në Gjyq” është mjaft e tensionuar. Vetëm pak minuta më parë,

Anjeza mësoi në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se kredia prej 5 milionë lekësh që ajo ka dalë dorëzanë për të atin, nuk është shlyer që në vitin 2009. Njëkohësisht, Fatmiri ka marrë një tjetër kredi prej 6 milionë lekësh, gjithashtu e papaguar.

Për këto 11 milionë lekë, banka ka bllokuar dy apartamente me një vlerë shumëfish më të madhe se kreditë. Anjeza nuk kupton si mund të ketë ndodhur kjo kur familja, e cila jeton në Gjermani, i dërgon rregullisht para Fatmirit që nuk u është bashkuar.

Ajo i kërkon llogari të atit për këto para, por ai reagon me një gjuhë agresive dhe matet të godasë të bijën.

Fatmir: Do të pushosh ti? Si e ke hallin? A do të pushosh se ta fus në shpullë këtu!

Anjeza: Nuk pushoj!

Fatmir: Mbylle gojën!

Anjeza: Nuk pushoj!

Fatmir: Pusho të thashë!

Anjeza: Mirë që more shtëpitë, more lekët…

Fatmir: Do të të jap llogari ty! I kam blerë vetë shtëpitë!

Anjeza: Nuk është normale kjo, shtëpitë do t’i sjellësh!

Fatmir: Ec se ta dhashë ndonjë!

Anjeza: Nuk ka shanse!

Fatmir: Mbylle gojën të thashë edhe njëherë, mbylle!

Anjeza: T’i çlirojmë këto shtëpi do t’i kalosh në emrin tim!

Sa herë që Anjeza e pyet të atin se ku kanë shkuar paratë, ai i jep të njëjtën përgjigje: “Për qejf!”/tv klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion