“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen: Pasurinë tënde e ke tek yt atë

Aktualitet

“Pusho se do të të qëlloj”, vjehrra nxehet me nusen:

Një shtëpi 3-katëshe në Fier është bërë “sebep” i një përplasjeje shumë të ashpër mes vjehrrës dhe nuses në rubrikën “Shihemi në Gjyq”.

Nusja, Vitura shprehet se në certifikatën e pronësisë ajo dhe bashkëshorti i saj nuk figurojnë fare, ndërkohë që kanë dhënë kontribut në ndërtimin e shtëpisë dhe veçanërisht në katin e dytë, i cili sipas saj u takon atyre.

Nga ana tjetër, vjehrra e saj, Perrija shprehet me tone të ashpra se është e vërtetë që ajo ka kontribuar, por shprehet se vetëm djemtë kanë pasuri, e nuset…jo!

Vituri: Moj zonjë, po ti shtëpitë e mia do të marrësh?! Nuk i merr dot. Ti shtëpitë i ke në Belishovë.

Perrije: Pusho! Mbylle gojën!

Vituri: Jo nuk pushoj unë! Pse ta mbyll gojën?! Për shtëpinë dhe për djersën time unë nuk e mbyll gojën!

Perrije: Pusho se do të të qëlloj këtu!

Vituri: Ato shtëpi i kam bërë unë nuk i ke bërë ti. Çfarë pasuri kishe ti, që mi ke bërë mua shtëpitë.

Perrije: Pusho të flas dy llafe! Pusho të thashë!

Vituri: Jo, lekët unë t’i kam dhënë ty. Ti gjeje me Gjergjin dhe me Olimbinë.

Perrije: Shtëpinë, i mblodhët lekët me djemtë, jo me nuset. Nuset nuk kanë pjesë, i kanë te babai i tyre.

Vituri: Këto nuk janë të vërteta!

Perrije: Pusho se ta futa me këtë në kokë (shishe uji). 

Vituri: Shtëpitë në Fier i kam bërë unë.

Perrije: Pusho edhe një herë të thashë moj. Pusho që të zbrazem unë.

Vituri: Për të drejtat e mia unë nuk pushoj./tvklan.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion