“Humbën motrën 4 muajshe”, Elisava rrëfen aksidentin tragjik në Tropojë: Mamit…

Aktualitet

“Humbën motrën 4 muajshe”, Elisava rrëfen aksidentin

Në rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty” te “E Diela Shqiptare” vjen Elisava. Ajo është vajza e tretë e familjes nga Fushë-Kruja, për të cilët jeta nuk ka qenë fort e lehtë dhe e drejtë.

Ajo kujton njohjen e mamit dhe babit të saj, një dashuri, një martesë e cila solli në jetë një vajzë. Por, në muajin e katërt të lindjes së vajzës, ndodhi një tragjedi, që tronditi gjithë Shqipërinë, por edhe familjen e Elisavës.

Në Tropojë, në vendlindjen e nënës së saj, një autobus me pasagjerë bie në humnerë. Nga ai aksident tragjik humbasin jetën nëntë persona, mes tyre edhe motra e vogël, 4 muajshe.

Elisava: Lindi fëmija i parë dhe kur vajza ishte katër muajshe vendosën që të shkojnë në vendlindjen e mamit, në Tropojë. Ndodhi një tragjedi shumë e madhe. Ndodhi një aksident ku autobusi ra 100 metra poshtë dhe vdiqën nëntë veta.

Ardit Gjebrea: Nga familja juaj humbi njeri jetën?

Elisava: Po, humbi jetën motra ime, 4 muajshe. I ra nga dora mamit, sepse ajo ishte e bllokuar tek llamarinat e autobusit dhe ishte me kokë poshtë, e kishte vajzën në dorë dhe i ra nga dora./tvklan.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion