U kap me kokainë në makinë, gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie Marina Farën

Aktualitet

U kap me kokainë në makinë, gjykata e Tiranës lë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares Eli Fara, e cila u arrestua më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë gjatë një kontrolli rutinë.

39-vjeçarja, e njohur edhe si Marina Fara, u kap me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, ajo deklaroi mes lotësh se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

Pavarësisht pretendimeve të saj, gjykata vendosi arrest shtëpie, ndërsa hetimet do të vijojnë.

Më herët, Marina Fara ishte përfshirë në operacionin “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona, përfshirë dyshime se kishte ndihmuar të dyshuar të arratiseshin për trafik të lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT