Aksidentoi 5-vjeçarin në Vlorë, nisin hetimet për autorin

Aktualitet

Aksidentoi 5-vjeçarin në Vlorë, nisin hetimet për autorin

Policia e Vlorës njofton se ka nisur procedimin penal për shtetasin M. N., 55 vjeç, pasi më datë 21 gusht 2025, duke drejtuar automjetin e markës Ford në bulevardin “Ismail Qemali”, ka aksidentuar një fëmijë 5-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

I mituri ndodhet në spital dhe sipas informacionit të policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“U nis procedimi penal për shtetasin M. N., 55 vjeç, pasi më datë 21 gusht, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin e markës Ford, ka aksidentuar një të mitur 5-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion