Punëtori ra nga kati i dytë i goditës gjatë punës, arrestohen tre zyrtarë të bashkisë në Gjirokastër

Aktualitet

Punëtori ra nga kati i dytë i goditës gjatë punës,

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë Pano Çako, 46 vjeç, Arben Baxha, 61 vjeç dhe Adrian Loloçi, 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë “Përgjegjës” në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare në këtë qytet.

Arrestimi i tyre ka ardhur në akuzën e shkeljes së mbrojtjes në punë, pasi një ditë më parë Tani Kopeci rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, 55 vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit.

Ky i fundit u transportua në Tiranë me helikopter dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sakaq në kërkim u shpall Adriatik Onjea drejtor i shërbimeve publike në Bashkinë Gjirokastër pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion