“Provokacija”/ Prifti shqiptar meshë në kishën e uzurpuar nga serbët: Tani çelësat i kam unë
Drejtuesi i Kishës Katakomb Shën Kozmai në Elbasan, at Nikolla Xhufka u shpreh se më 28 nëntor ka bërë një meshë në një kishë Ortodokse shqiptare në Podujevë, e cila ishte uzurpuar sipas tij në mënyrë të padrejtë nga kisha serbe. Ai tha se nga dita e mëshimit dhe lutjeve që janë kryer, ajo kishë është nën administrimin e kishës së Elbasanit.
“Situata është e tillë. Kemi një deklaratë nga Patriarkana Ortodokse e Beogradit, kemi dhe një deklaratë e Dioqezës së Rashkës dhe ajo e Prizrenit, Komunitetit shqiptar në Komunën e Podujevë, ka ruajtur me breza një kishë ortodokse, që ata thonë kisha e fundit ortodokse e mbetur shqiptare. Dhe anë ardhur një përfaqësi e tyre dhe më kanë takuar në Elbasan dhe kanë kërkuar ndihmë e kishës tonë të Elbasanit për ta marrë dhe për ta rikthyer atë kishe në identitet.
Ne shkuam atje, e kompletuam kishën me aq mundësi sa kishim me ato ikonat, qirinjtë, kryqin dhe sigurisht edhe flamurin. Mbajtëm një meshë atje, një liturgji hyjnore dhe me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Shqiptare, kisha është që nga dita e meshimit, pra që nga data 28 nëntor 2023, ajo kishë është nën administrimin e kishës tonë”, tha ai.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai tha në Abc e Mëngjesit, se ka pyetur çdo banor të zonës, të cilët sipas at Xhufkës kanë deklaruar se kisha ortodokse është shqiptare dhe nuk ka asnjë lidhje me atë serbe. I pyetur nëse ka marrë ndonjë letër dhe a njihet si prift nga ana e Kosovës, at Xhufka dha këtë përgjigje:
“Banorët thonin ne dikur kemi qenë ortodoksë. Misioni i kishës tonë është të marrim atë që na takon me të drejtë nga Zoti dhe nga populli. Kisha është monument kulture mbrohet nga shteti i Kosovës. Unë nuk po shkoj atje për veten time, unë po shkoj atje për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë kthimin e kishave ortodokse të uzurpuara nga pseudo-kisha serbe, Mjafton vetëm dëshira e mirë.
Ne jemi dy priftërinj. Mua rëndësi ka qe më njeh ligji si prift i rregullt, ligji shqiptar dhe ligjit i Kosovës patjetër. Në atë shërbesë nuk ua kam sjell fotot dhe videot për arsye sigurie të disa peronave, në atë ditë, ne kemi mbledhur të gjitha firmat të banorëve të vjetër që janë aty. Kemi shkuar dhe kam takuar personalisht çdo banor dhe i kam pyetur se çfarë kishe është kjo: Kjo është kishë ortodokse shqiptare dhe nuk është serbe”, shtoi ai.