"Dita e 69 e protestës, Ermal Pashaj: Duhet referendum për shfuqizimin e ligjit të investimeve strategjike

Aktualitet

"Dita e 69 e protestës, Ermal Pashaj: Duhet referendum për

Mjeku Ermal Pashaj, i cili është edhe pjesë e protestave qytetarë për largimin e kryeministrit Rama thotë se rezistenca është legjitime dhe sipas tij të vazhdojë.

I ftuar në News24, ai tha se qytetarët nuk dëgjohen nga qeveria dhe kryeministri Rama dhe kjo është arsye që protestat nuk po ndalen.

Sipas tij qeveria nuk ka nje mekanizëm për zgjedhjen e problemeve, duke përmendur rastin e Zvërnecit.

“Ky di të merret vetëm me fasadën e problematikës. Këto janë situata që e nxisin akoma më keq protestën. Prandaj kjo rezistencë është legjitime dhe me këtë rrugë që ka zënë do vazhdojë të jetë aty.

Mjafton që këta të ballafaqojnë kërkesat që kishin në 2013 me kërkesat që trumbetohen tani, madje mos të merren me ne, por të shohin kryeministrin. Ato ca ka thënë në 2013 ti krahasojnë me ato që aplikohen tani. I siguroj se do gjejnë motivacione për të dalë në protestë.

Po vazhdojmë të protestojmë sepse emëruesi i përbashkët i të gjithë mekanizmave, edhe Zvërneci ishte një hall që e kanë shumë shqiptarë. Është prona. E njëjta situatë mund të përfshijë këdo nga ne. Unë kam parë që nuk ka një mekanizëm që të merret me zgjidhjen e problemit”, tha Pashaj.

Po ashtu, ai tha se është pjesë e një grupi për të ndarmarrë një nismë për të kërkuar referendum për anulimin e ligjit për investimet strategjike.

“Komisioni Evropian kërkoi shfuqizimin e një ligji të caktuar, i cili nuk u përkrah si rekomandim nga qeveria shqiptare. Edhe aty po përpiqet të bëjnë ndonjë makijazh, për të thënë që po ndodh  ky ndryshim. Kjo më ka bërë të jem pjesë e një grupi që kemi marrë një nismë tjetër për të kërkuar referendum edhe për këtë pikë. Referendumi për ligjin që përkrah investimet strategjike në zonat e mbrojtura. E ku ngel më zona e mbrojtur kur i njëjti person që është në krye të klasifikimit të tokave si zona të mbrojtura është i njëjti person që jep edhe lejet zhvillimore në këto pika. Atëherë ligji është një instrument për të shprehur në mënyrë të shfrenuar shpërthimit betoniere në zonat e mbrojtura. Kjo nuk është zhvillim për mua. Prandaj jam bërë pjesë e kësaj nisme”, tha ai.

ME TE LEXUARAT