Sherri në Fushë-Arrëz! Ndryshon DINAMIKA e ngjarjes, komshiu i arrestuar kishte denoncuar parcelat me drogë ...

Një konflikt mes fqinjëve në zonën e Arstit në Fushë-Arrëz ka marrë një tjetër kthesë, pasi një prej personave të përfshirë është arrestuar nga policia nën akuzën e kultivimit të kanabisit.
Sipas informacioneve paraprake, Skënder Nika ishte përfshirë disa ditë më parë në një konflikt me fqinjët e tij, ndërsa dyshohet se kishte denoncuar parcelat e tyre të mbjella me kanabis.
Por gjatë kontrolleve të kryera në zonë, uniformat blu kanë zbuluar një parcelë me rreth 150 rrënjë kanabis, e cila dyshohet se i përkiste Nikës.
Hetuesit dyshohet se kanë arritur të lidhin parcelën me të arrestuarin përmes një sistemi vaditjeje, konkretisht një tubi që mendohet se furnizonte me ujë bimët e kultivuara.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që hetimi të hedhë më shumë dritë edhe mbi konfliktin mes fqinjëve dhe denoncimet e bëra më herët për kultivimin e lëndëve narkotike.


