Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë deklaronte xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy vite më parë

Aktualitet

Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë deklaronte

Ndryshim të dinamikës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.

Mësohet se autori i ngjarjes nuk është Gjon Shkambi për të cilin u tha  se ishte vrasësi , por vrasësi është nipi i tij, Elvis Shkambi.

Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, pak vite më parë në një reagim për mediat kishte deklaruar se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër.

Ai thotë se është pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt që i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Shkëmbi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij.

Në vitin 1992, 31 familjet me vendim të bashkisë Shkodër u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.

ME TE LEXUARAT