“Na mbështet Evropa”– Aktivistja: PPE është pro protestës; na mbështetën edhe të Gjelbrit, duke legjitimuar kërkesat tona!

Aktualitet

“Na mbështet Evropa”– Aktivistja: PPE është pro

Aktivistja Luçina Kokaj në fjalën e saj para Kryeministrisë ka cituar zv.presidentin e PE, Nicolae Ștefănuță, i cili ka dënuar dhunën e ushtruar dje nga policia ndaj protestuesve.

Kokaj citoi edhe rezolutën e PPE ku dënohet dhuna ndaj protestuesve dhe po ashtu deklarohet solidariteti me mijëra protestuesit.

“Zv.presidenti i BE është shprehur se dënon çdo dhunë të ushtruar ndaj protestuesve, dhunën e djeshme.
Përjetuam mbështetjen e të Gjelbërve. PPE, e spektrit te djathtë është shprehuar pro protestës. Më lejoni të citoj disa nga paragrafët e PPE:

Shpreh shqetësim të thellë për kapjen e shtetit të së drejtës. Solidaritet me protestuesit që protestojnë paqësisht, e drejta për tubim paqësor ëhstë e drejtë themelore. Njoh kërkesat legjitime të protestuesve.

Duhet hetim i korrupsionit të niveleve të larta, ndëshkim i krimit zgjedhor, mbrojtjen e mnjedisit, trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së pronës. Dënohet çdo përpjekje për të heshtur protestuesit, gazetarët, aktivistët, shoqërinë civile.

U bën thirrje institucioneve të BE që të vijojnë monitorimin dhe që anëtarësimi të mbetet i lidhur ngushtë me shtetin e së drejtës”, deklaroi ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion