Policia dhe tatimet aksion te zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, arrestohet ish-drejtori Leonidha Çobo dhe CEO-ja
Lajmifundit
/
2 Korrik 2025, 16:55
Aktualitet

Një operacion mes Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, është zhvilluar në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar ish-drejtori i kompanisë, Leonidha Çobo, si dhe drejtori aktual i përgjithshëm, Hongping Xiao.
Dyshohet se shkak për arrestimet është bërë një borxh që “Bankers Petroleum” i ka shtetit shqiptar si dhe detyrime të pashlyera tatimore.
Në ambientet e kompanisë kanë qenë prezentë që prej mesditës një furgon i Policisë së Shtetit dhe një automjet me inspektorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.


