Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin me 10 vota diferencë

Politikë

Përfundon rinumërimi në Fier/ Zegjine Çaushi humb mandatin

Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listës preferenciale të Partisë Socialistë.

Zegjine Çaushi, e cilauu bë e njohur për replikat e saj me  Gazment Bardhin, ka humbur mandatin e deputetes së PS. Vendin e saj në parlamentin e ri të shtatorit, sipas rinumerimit e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.

Shifrat sipas KQZ:

Maldrita Bardho

Vota preferenciale: 3616

Vota nga Diaspora: 1020

4636 vota ne total

Zegjine Caushi

Vota preferenciale: 4026

Vota nga Diaspora: 600

4626 vota në total

Vendin e saj në parlamentin e ri te shtatorit, sipas rinumerimit e merr Maldrita Bardho me një diferencë prej 10 votash.

ME TE LEXUARAT