Po udhëtonte me 6 kg kokainë dhe 18 mijë euro në makinë, pranga 21-vjeçarin shqiptar në Itali!

Aktualitet

Po udhëtonte me 6 kg kokainë dhe 18 mijë euro në

Karabinierët e Barit arrestuan në flagrancë një 21-vjeçar shqiptar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu po udhëtonte nëpër qytet me makinë, kur oficerët e karabinierëve e ndaluan. Sjellja e dyshimtë i shtyu oficerët të kontrollonin makinën, ku gjetën një vend të krijuar për të fshehur sende, nën sediljen e pasme të makinës.

Aty oficerët gjetën 6 kg kokainë të ndarë në pako dhe 18100 euro cash, në prerje të ndryshme. I shoqëruar në stacionin e policisë dhe i nënshtruar hetimeve të mëtejshme, i riu u arrestua dhe u transferua në burgun e Barit për shqyrtim gjyqësor.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion