“Po të luajti njeri brenda…”, momenti kur vrasësi i efektivit në Fier dorëzohet, të afërmit “i japin zemër”

Aktualitet

“Po të luajti njeri brenda…”, momenti kur vrasësi i

Mesnatën e djeshme, 15 maj, Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili akuzohet se vrau me plumb në kokë efektivin Novruz Cenali u vetëdorëzua në polici.

Pas negociatave të forcave RENEA me familjarët, këta të fundit vetëdorëzuan 23-vjeçarin, i cili shihet mjaft i qetë dhe duke buzëqeshur.

Ndërkohë, shoferi i makinës thotë se “është në besën time”, por ende nuk është i qartë roli i tij, nëse është polic apo familjar.

Në video po ashtu dëgjohet edhe tezja e 23-vjeçarit teksa thotë “rrugë të mbarë, Zotin para”.

Arratia e 23-vjeçarit zgjati vetëm 2 ditë, ndërsa mësohet se ai fshihej në fshatin Dërmenas. Ai u vetëzodërua pas negociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet pasi në rrethimin që forcat RENEA e FNSH-se kishte bërë ishte i pamundur largimi.

Si ndodhi ngjarja

Pas pas mesditës së 13 majit, në fshatin Baltëz të Fierit , Novruz Cenalia 28 vjeç po shkonte në punë kur u përfshi në një debat me Mërnicën. Ky i fundit, shoqërohej nga nëna e tij, e cila pa të gjithë ngjarjen.

Pas debatit për rrugën, se kush do të kalonte i pari, 23-vjeçari qëlloi me plumb në kokë Cenalinë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas u largu me makinë në drejtim të shtëpisë së dajës. Aty la automjetin dhe u arratis në këmbë.

Pavarësisht kontrolleve intensive policia nuk arriti që ta lokalizonte për dy ditë, derisa mesnatën e djeshme ai u vetëdorëzua.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion