Molotov dhe përplasje me policinë gjatë protestës para bashkisë Tiranë, ndalohet 38-vjeçari

Aktualitet

Molotov dhe përplasje me policinë gjatë protestës para

Policia e Tiranës ka ndaluar 38-vjeçarin, E.V, pas protestës së dhunshme para bashkisë Tiranë, ku nuk mungoi përplasja me policinë dhe hedhja e molotovë në drejtim të institucionit.  38-vjeçari akuzohet për veprat penale, "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës".

Tiranë

 Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 14.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

 - E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës". Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion