“Po thërriste për ndihmë”, biznesmenia tregon momentet e fundit të 40-vjeçares shqiptare që u vra në Athinë

Aktualitet

“Po thërriste për ndihmë”, biznesmenia tregon

Momentet e fundit dramatike që 40-vjeçarja shqiptare ka jetuar në Menidi para se të vritej me thikë, i ka përshkruar një biznesmene e zonës, e cila lajmin tragjik e mësoi nga një klient i saj.

Siç tregon biznesmenja, e cila në atë moment ndodhej në dyqanin e saj, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

“Në mëngjes vij në orën 5:10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’. Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, tregon biznesmenia.

40-vjeçarja shqiptare  u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes.

Autoritetet greke dyshojnë se autori është burri i saj, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Mediet greke zbuluan se çifti ishin në proces divorci dhe 40-vjeçarja më herët e kishte denoncuar për dhunë në familje. Policia greke vijon punën për kapjen e autorit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion