“Mërgata vjen për të rrëzuar Edi Ramën”- Arben Kola: Nuk kemi rrugë tjetër, të shporrim këtë kastë politike
Lajmifundit
/
2 Gusht 2026, 19:56
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola ka deklaruar se pjesë e protestës së sotme janë edhe qytetarë nga diaspora, të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit me qëllim kundërshtimin e qeverisë së Edi Ramës.
Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe deklaroi se vendi nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit të klasës politike.
“Edhe sot kemi një pjesë të diasporës. Mërgata vjen për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Ata kanë ardhur nga jashtë për një qëllim, rrëzimin e Edi Ramës.
Me këtë qeveri që ka shitur Shqipërinë nuk kemi rrugë tjetër deri në rrëzimin e kësaj qeverie dhe shporrjen e kësaj kaste politike”, tha Kola.


