Po përgatisnin vrasjen e Ines Hajrulla, SPAK arreston Muharrem Koroveshin me tre emra, dy në kërkim

Aktualitet

Po përgatisnin vrasjen e Ines Hajrulla, SPAK arreston Muharrem Koroveshin

Shtetasi Ines Hajrulla ka qene objektivi i grupit kriminal te arrestuar nga SPAK diten e sotme, ne pergatitje e siper per kryerjen e nje vrasje ne Vlore. 

Muarrem Koroveshi i arrestuar te shtunen gjate një operacioni te SPAK dhe i policisë së Shtetit dhe SPAK, edhe 2 personat e tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se po planifikonin të vrisnin në Vlorë Ines Hajrullën, sipas top channel.

Më herët në verë, u arrestua Amarildo Nikollin, i cili u kap nga policia e Vlorës me pistoletë me silenciator.

Po përgatisnin vrasjen e Ines Hajrulla, SPAK arreston Muharrem Koroveshin

Po përgatisnin vrasje, SPAK arreston Muharrem Koroveshin me tre emra, dy në kërkim

Po përgatisnin vrasjen e Ines Hajrulla, SPAK arreston Muharrem Koroveshin

Muharem Koroveshi i cili përdorte edhe mbiemrat Ismaili e Myftaraj, u arrestua ne Vlore diten e sotme pas nje hetimi te SPAK me akuzen se ka pergatitur vrasje. 

Arrestimi i 35 vjecarit eshte kryer ne kuader te operacionit te koduar me emrin Trekendeshi nderkohe dy bashkepunetore te tij jane shpallur ne kerkim. 

NJOFTIMI I POLICISE

Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë,

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Kush eshte Ines Hajrulla, u shpetoi dy atentateve

Ines Hajrulla, është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atentave, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.

Në vitin 2017, Hajrulla ishte pre e një atentati me tritol ku mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Më pas atij iu bë atentat me 10 Maj të vitit 2019 në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku Hajrulla u qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, teksa ishte ulur në një lokal.

Atentati i 2017:

Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt.

I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.

Atentati i 2019:

Hajrulla po qëndronte në në një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij. Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.

ME TE LEXUARAT