Dosja “Balluku” merr kthesë të re/ SPAK sekuestron pasuri në Palasë, hetim për korrupsion dhe pastrim parash

Politikë

Dosja “Balluku” merr kthesë të re/ SPAK sekuestron pasuri

SPAK ka sekuestruar pasuri të reja në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Lajmi u dha nga media BalkanWeb.

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në zonën e Palasës, ndërsa hetimet e SPAK vijojnë për të dokumentuar lidhjet mes pasurive dhe personave të përfshirë në procedim.

Ndaj ish-numrit dy të qeverisë janë dy masa sigurie në fuqi; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve./Ballkan 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion