Ueda dhe Arlindi tregojnë mënyrën qesharake si e mësuan shtatzëninë

Aktualitet

Ueda dhe Arlindi tregojnë mënyrën qesharake si e mësuan

Ueda dhe Arlindi janë çifti trumfues i edicionit të parë të “Love Island Albania” dhe dashuria e tyre do të kurorëzohet së shpejti me një fëmijë. Lajmi i bukur bëri xhiron e mediave pak ditë më parë, kur ata vendosën ta ndanin me publikun.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Ueda dhe Arlindi treguan më shumë për emocionet e shtatzënisë dhe jetën e tyre të re në Gjermani, pranë prindërve të Arlindit.

Ata treguan se shtatzënia ishte diçka e planifikuar, edhe pse nuk e prisnin të ndodhte kaq shpejt. Ndërsa tregonin për pritjen e ëmbël, ata rrëfyen edhe historinë qesharake si e mësuan shtatzëninë. Ueda tha se testi ishte në gjermanisht dhe duke qenë se ajo nuk e di gjuhën, e lexoi testin gabim. Më pas ishte Arlindi ai që e pa rastësisht testin më vonë dhe kuptoi se do të bëheshin prindër.

Orinda Huta: Shtatzënia, ishte e planifikuar apo jo?

Ueda: Me të thënë që ishte e planifikuar tamam, është e vështirë, po ne jemi të rritur, dimë çfarë jemi duke bërë. Na ka ardhur më shumë si një gjë që e kemi dashur.

Ueda: Po, ishte në njëfarë forme, edhe pse ndodhi shpejt. Por jo, ishte me thënë të drejtën.

Orinda Huta: Dhe momentin kur e morët vesh, më tregoni pak për atë.

Ueda: Okej, është një histori pak qesharake, pak funny (për të qeshur), sepse unë kur bëra testin, ishte në gjermanisht fleta edhe nuk dija si ta lexoja. Ai ishte pozitiv. Vetëm kur e bëra, erdha poshtë, Lindi thotë: “Hë si doli?” I thashë: “Jo, më duket se jo, por nuk e kuptoj se kam gjithë këto simptoma”. U çudita i thashë sepse isha 100 për qind e sigurt që isha. Edhe u mërzita pak. Hëngrëm bukë, edhe s’e di, isha shumë e çuditur. Kur kemi ikur lart dhe Lindi e ka parë testin dhe tha: “O beb, është pozitiv”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion