Vdekja e kritikut të Putin, trupi i pajetë i Alexei Navalny nuk gjendet në morg

Bota

Vdekja e kritikut të Putin, trupi i pajetë i Alexei Navalny nuk

24 orë pas njoftimit për vdekjen e kritikut tw Putin, Alexei Navalny nëna e tij u informua për të marrë trupin e djalit të saj në morgun e Salekhardit që ndodhet pranë kolonisë penale IK3 ku ai mbahej por mwsohet se ky veprim nuk është bërë.

Sipas postimeve të avokatit të familjes Navalny, trupi i liderit 47-vjeçar të opozitës ruse nuk është dërguar në morg. Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmush shkroi në "X" se avokati dhe nëna e tij, Lyudmila Navalnaya mbërritën në morg ku u referuan nga autoritetet e burgut por morgu ishte i mbyllur.

Me tej Yarmush shtoi se burgu i ka siguruar se morgu punon dhe se kufoma ishte aty.

Mwsohet se avokati ka telefonuar numrin e afishuar në derë dhe ata u përgjigjën se ai ishte i shtati person që telefonoi dhe se kufoma e Aleksit nuk ishte në morg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion