Po ndërtonte një objekt shtesë pa leje në truallin e tij, arrestohet 52-vjeçari në Ksamil

Aktualitet

Po ndërtonte një objekt shtesë pa leje në truallin e tij,

Një 52-vjeçar në Ksamil të Sarandës është arrestuar pasi u kap duke ndërtuar pa leje. Mësohet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Për rastin u arrestua  për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”,  L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

52-vjeçari u vu në pranga pasi ishte duke ndërtuar në  lagjen Nr. 2 në Ksamil, një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion