Plas sherri në Durrës, dy burrat përleshen me punëtorin e pikës së karburantit

Aktualitet

Plas sherri në Durrës, dy burrat përleshen me punëtorin e

Dy persona janë konfliktuar me një punëtor të një pike karburanti në qytetin e Durrësit ditën e sotme.

Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 42-vjeçari G. H. dhe 46-vjeçari H. Gj. janë shoqëruar në polici pas konfliktit me punonjësin 62-vjeçar.

Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion