Plagosja në Koplik/ Identifikohen dy të rinjtë e sherrit me armë në Malësi të Madhe  

Aktualitet

Plagosja në Koplik/ Identifikohen dy të rinjtë e sherrit me

Është identifikuar autori në Koplik, ku pas një sherri me Genti Dulajn për motive të dobëta, e ka plagosur 32-vjeçarin me armë zjarri.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i është vënë pas autorit të ngjarjes, Mirush Hasa, i cili është larguar menjëherë pas plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.02.2024,  rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion