Plagosja e 18-vjeçares te hoteli ‘Gjuta’ në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj (EMRAT)

Aktualitet

Plagosja e 18-vjeçares te hoteli ‘Gjuta’ në Sauk,

Policia e Tiranës ka arrestuar Saimir dhe Elvir Gjuta, babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjuta, lidhur me ngjarjen ku e dashura e këtij të fundit, një 18-vjeçare, u vetëplagos me armë zjarri.

Specialistët e Hetimit të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën të dy të arrestuarit, të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e datës 14.02.2026 në Sauk.

Pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që Saimir dhe Elvir Gjuta të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku u vetëplagos një 18-vjeçare. Pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë.”, sqaron policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion